Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se programi qeveritar tregon mungesën e ambicies dhe përkushtimit për të punuar.
Abdixhiku ka kërkuar përgjigje specifike nga Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, të cilit ia bëri tri pyetje.“Sa do të jetë rritja ekonomike kryeministër nër 4 vitet e tua? Çfarë rritje synon për secilin vit? Çfarë buxheti do të kesh dhe ku do ta shpenzosh këtë buxhet?”, tha Abdixhiku.
Në politikën e jashtme, Abdixhiku tha se Qeveria gjithashtu tregon mungesë vizioni në programin qeveritar.
Në fund, ai u pajtua me synimin e Qeverisë për të ngritur padi kundër Serbisë për gjenocid. Por, Abdixhiku tha që kjo të mos përdoret politikisht, teksa kërkoi që për këtë çështje, Qeverisë i duhet një përgatitje e mirë.