Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga degët e Prishtinës.
Prezantimi i tyre është bërë gjatë tubimit “Turneu i Ndryshimit”, që sonte nisi në Prishtinë.
Abdixhiku për këtë tubim thotë se qëndrojnë të bashkuar e të fortë për ndryshimin.
Në Prishtinë, nisëm Turneun e Ndryshimit! Në kryeqytet, nisëm rrugëtimin tonë plot shpresë! Nga sonte qëndrojmë të bashkuar! Nga sonte qëndrojmë të fortë! Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë”, ka shkruar ai.
Më poshtë Abdixhiku përmendi emrat e kandidatëve për deputetë nga degët e Prishtinës, renditja thotë se është sipas alfabetit.
Emrat e kandidatëve për deputetë janë: Alban Zogaj, Arben Gashi, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Doarsa Kica Xhelili, Donjeta Dragusha, Doruntinë Maloku, Ema Nikçi Rexha, Fadil Aliu, Fiknete Bejta, Florian Dushi, Hykmete Bajrami, Ismet Beqiri, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Jeta Rafuna, Krenar Xhaferi, Sibel Halimi, Sokol Havolli, Vlora Dumoshi.
Tutje Abdixhiku ka thrënë se 50% e të nominuarve janë gra