• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku: Duhet luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së.

Abdixhiku tha se edhe një grua, në javën e fundit të shtatzënisë, bëhet viktimë e një krimi monstruoz,

Ai tha se duhet luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që tashmë ka marrë karakter nacional.

Osmani me fjalë prekëse për vrasjen e 35-vjeçares: Sonte vajton një Kosovë për gruan që s’arriti të bëhet nënë

 

 

Postimi i plotë:

“Ende pa u bërë një javë nga vrasja e arsimtares së gjeografisë nga burri i saj në Prishtinë, një ngjarje tjetër trishtuese godet shoqërinë tonë.

Sërish një grua, në javën e fundit të shtatzënisë, bëhet viktimë e një krimi monstruoz. Kjo më s’është gjendje normale; e ne nuk mund të normalizojmë vetëm me reagime këtë alarm nacional që na shpërfaqet në mënyrën më çnjerëzore të mundshme para sysh tani nga dy herë në javë.

Fjalët tani humbin peshën. Asgjë çfarë themi sot nuk kthen prapa jetën e shuar të një gruaje të pambrojtur e jetën e pa nisur të një fëmije. Si prind e familjar ndjej dhimbje dhe mllef për humbjen e trishtë të kësaj mbrëmje. Si pjesë e spektrit politik, ndjej obligimin njerëzor për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë. Ky duhet të jetë misioni ynë parësor sot.

Ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë; dhe ne nuk mund të sillemi në cikël të njëjtë reagimi; nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër. Na duhet një veprim kombëtar, nga policia tek prokuroria e gjyqësia, nga edukimi e mbështetja kolektive, për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas drejt e në rrënjë. Kosova mundet më ndryshe. Shoqëria jonë duhet të jetë më ndryshe.

Ftoj organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pa kompromis ndaj rastit të sotëm. Familjes, të afërmve e miqve, u shprehi ngushëllime. Kjo humbje jete, si çdo tjetër, është plagë që rëndon mbi të gjithë.”

Tags: Lumir AbdixhikuQKUKvrasje

Të ngjashme

Lajme

Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Kosovë

Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Kosovë

Murati publikon linkun: Këtu mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen, pagë minimale 264 €

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023
Botë

Edhe një tërmet i fortë në Turqi, tani në afërsi të Stambollit

nga Bota Press
6 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Raportohet për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
  • Botohet në anglisht libri “Albanian Heroes”, ja si ta bleni kudo që ndodheni
  • Këngëtari iranian fiton çmimin Grammy nga burgu, shpërthen në lot
  • Rrugët me akull e ngrica, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes
  • Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.