• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Abdixhiku: Biden po e heq taksën në naftë, Kurti jo

nga Bota Press
23 Qershor, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden ka propozuar heqjen e taksës në naftë për tre muajt e ardhshëm, ndërsa kryeministri jonë Albin Kurti po e refuzon një gjë të tillë.

Siç shkruan Abdixhiku, kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i SHBA-ve, i ekonomisë më të fuqishme në botë, Joe Biden, i ka nisur dje Kongresit Amerikan propozimin për heqjen e taksës në naftë për tre muajt e ardhshëm; si masë e domosdoshme e stabilizimit të çmimeve të gjithëmbarshme.

Kryeministri i ekonomisë më të varfër në Evropë, Kurti, vazhdon të refuzojë propozimin tonë të 7 marsit për masë krejtësisht të ngjashme – reduktimin e akcizës dhe TVSH për tre muajt e ardhshëm.

Kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë. Kosova ka nevojë për lidership në momente krize; jo teke të tilla. Mund të vonoheni, të bëni dëme edhe më shumë, por zgjidhje tjetër – përveç propozimit të LDK-së – s’keni si zëvendësim.

Qeveritë e Gjermanisë, Anglisë, Italisë, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Portugalisë, Irlandës, Hungarisë, Kroacisë e Sllovenisë – tashmë kanë reduktuar akcizën dhe TVSH-në në naftë e derivate. Këtë të hënë, në debatin parlamentar të kërkuar nga LDK, është koha që edhe Kosova – me qytetarë me standard shumëfish më të ulët për krahasim –  të rreshtohet prapa një politike të tillë.

 

Të ngjashme

Lajme

Politikani serb nga Vojvodina: Rusët planifikojnë vrasjen e Vuçiqit dhe luftë në Ballkan

nga Bota Press
26 Qershor, 2022
Ekskluzive

Mirsad Shkreta i 50 mijë eurove person i njohur për fshehje të pasurisë, ishte dënuar nga gjykata

nga Bota Press
26 Qershor, 2022
Lajme

Analisti i politikës, Afrim Haliti: Sipas gjitha gjasave edhe nuk i janë vjedhur deputetit të Vetëvendosjes

nga Bota Press
26 Qershor, 2022
Ekskluzive

“New York Times” zbulon manovrat e fshehta amerikane në Ukrainë

nga Bota Press
26 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Politikani serb nga Vojvodina: Rusët planifikojnë vrasjen e Vuçiqit dhe luftë në Ballkan
  • Joseph: Putin ka një aleat në Ballkanin Perëndimor dhe ai është Aleksandar Vuçiq
  • Mirsad Shkreta i 50 mijë eurove person i njohur për fshehje të pasurisë, ishte dënuar nga gjykata
  • Kush është personi që deputeti Mirsad Shkreta dyshon se ia vodhi 50 mijë euro ‘cash’ dhe 5 mijë euro stoli ari
  • Analisti i politikës, Afrim Haliti: Sipas gjitha gjasave edhe nuk i janë vjedhur deputetit të Vetëvendosjes

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.