Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abazoviq do të ketë një sërë takimesh dypalëshe në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së re amerikane. Zëvendëskryeministri pritet të takohet me të dërguarin e ri të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton vijesti.
Kjo është vizita e parë e delegacionit shtetëror malazez në Uashingtonin zyrtar që nga ndryshimi i qeverisë më 30 gusht të vitit të kaluar./Botapress.info/