[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

AAK në pritje të lajmit nga Franca për Ramush Haradinajn



Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë në pritje të vendimit për Ramush Haradinajn i cili për pak çaste pritet të ipet nga ana e Gjykatës së Apelit në Colmarm.

Zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj ka deklaruar për Express se ende nuk ka ndonjë të re sa i përket  seanës e cila në këto momente është duke u zhvilluar për Haradinajn.

“Jemi duke prit edhe ne. Për momentin nuk kemi asgjë të re”, ka thënë Nitaj.

Ramush Haradinaj u arrestua mbrëmë në aeroportin e Bazelit, ku më pas u dërgua në stacionin policor të Mulhausit në Francë. Ai u arrestua nën akuzën e Serbisë për krime të luftës, për të cilin Serbia kishte lëshuar urdhër arrest në vitin 2004. Gjykimi i tij kishte filluar para disa orëve në Gjykatën e Apelit në qytetin Colmar

Ndërkohë, kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka kërkuar nga autoritetet franceze ekstradimin e tij në Serbi

Pritet të shihet nëse Gjykata franceze do të vendosë për ekstradim apo për lirimin e tij