[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’ i ndërpres të gjitha bisedimet me Serbinë



Aleananca për Ardhmërinë e Kosovës, mbajti konferencë të jashtëzakonshme pas arrestimit të liderit të tyre

Një ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në aeroportin e Baselit AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’ i ndërpres të gjitha bisedimet me Serbinë.

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot kërkoi po ashtu që pala kosovare të veprojë në mënyrë reciproke me udhëheqësit serbë.

Lideri i AAK-së është arrestuar dje në aeroportin e Baselit të Zvicrës ndërsa sot pritet që të dalë para Gjykatës. Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia.