• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

A ua dha Perëndimi dritën e gjelbër Sheikëve për investime në Kosovë dhe Serbi, pas marrëveshjes?

nga Bota Press
7 Prill, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në kohën kur pritej një marrëveshje e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, mediat serbe raportonin për investimet nga shtetet e pasura arabe që Serbia mund t’i gëzojë, nëse i bindet Perëndimit. Pas arritjes së marrëveshjes lëvizjet nga Gjiri Persik kanë nisur.

Prishtinën, Tiranën dhe Beogradin këto ditë i ka vizituar Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, që mban postin e ministrit pë Punë të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

LEXO EDHE KETE

Pajazitaj u la i lirë pas 7 vjetësh burg, a do të mbyllet ndonjëherë dosja e vrasjes së Donjetës?

Kryeministri Albin Kurti e priti atë, i shoqëruar nga një numër ministrash të fushave të ndryshme, ndërsa Zyra e tij njoftoi se Kurti i ka ftuar ekipin nga Emiratet që të hulumtojnë mundësitë për investime në Kosovë.

“Duke i ftuar që të hulumtojnë mundësitë për investime që Kosova ofron, ai gjithashtu i njoftoi me projektet infrastrukturore në fushën e transportit, dhe për planet dhe mundësitë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, në të cilën fushë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përvojë të shquar”, thuhej në komunikatën e 4 prillit të ZKM-së.

Po ashtu, thuhej se me kryediplomatin e EBA është folur edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të cilës Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë rëndësi kur ka shkruar për vizitat e Sheikut Abdullah në Ballkan.

Fotografi nga takimi/ZKM

Më 5 prill, Sheiku shkoi në Beograd dhe u taku me Presidentin serb, Aleksandër Vuciqin. Në njoftimin e MPJ-së së Emirateve thuhet se në këtë takim është folur për marrëveshjen Kosovë – Serbi, dhe se Kryediplomati i tyre është zotuar që do të ndihmojnë në çfarëdo forme për t’u arritur ajo që synohet me marrëveshje.

“Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekje që kanë për qëllim arritjen e rezultateve që kënaqin dy palët, duke nënvizuar përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për të gjitha përpjekjet që kërkojnë promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhej në njoftimin për takimin e Vuçiqit me Sheikun Abdullah.

Edhe me Vuçiqin, Sheiku ka folur për investime strategjike, duke thënë se Presidenti serb ka kërkuar “bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe në të gjithë sektorët”.

Në një raportim në Serbi, gjatë marsit, thuhej se mbretëritë nga Gjiri Persik, aleate të Perëndimit, nuk investojnë në një treg si ai i Serbisë pa një sinjal nga Perëndimi.

“Kështu ka qenë edhe në vitin 2013, kur është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit dhe kur kanë filluar të vijnë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Serbi”, thuhet në një raportim Demostat, që ishte transmetuar edhe në media tjera.

Aty përmendej një vizitë e Presidentit serb në Doha të Katarit, gjatë marsit, prej nga tha se i kishte kërkuar emirit të këtij vendi që të behej partner strategjik i “Air Serbia”.

“Presidenti i Serbisë ishte në Doha në fillim të marsit në një konferencë të organizuar nga Kombet e Bashkuara, me atë rast u takua për herë të parë me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, dhe mediat serbe ishin më së shumti të tërhequra nga informacioni, të cilin presidenti përcolli, se i ka kërkuar Emirit që Katari të shqyrtojë mundësinë për t’u bërë partner strategjik i Air Serbia”.

Në një deklaratë për media, Vuçiq ka vlerësuar se takimi me emirin ka qenë shumë domethënës dhe se Katari është i interesuar për bashkëpunim me Serbinë në shumë fusha.

Mediat serbe përmendnin lidhjet e ngushta që i ka Katari me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e tyre te shteti arab.

“Katari është një nga partnerët më të afërt ushtarak të SHBA-së në rajon, dhe baza ajrore në Katar është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Biden vitin e kaluar e shënoi Katarin si një nga aleatët kryesorë jashtë NATO-s”, shkruante Nova.rs.

Tags: investimeKosoveSheik

Të ngjashme

Kosovë

“Katastrofë, na plasi”, qytetarët të dëshpëruar me internetin e operatorit “VALA”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Nga lufta në mensë!

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

“Qëllimi i terroristëve serbë ishte aneksimi i Kosovës”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Befason Vuçiq me deklaratën e tij për terroristët

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Gashi tregon se si Radojçiqi korruptonte gjithçka dhe secilin në Veri
  • “Katastrofë, na plasi”, qytetarët të dëshpëruar me internetin e operatorit “VALA”
  • Aksident i rëndë mes disa veturave në Podujevë (Video)
  • Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
  • Kimete Berisha: Nga lufta në mensë!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.