[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A u inspirua Thaçi prej Afrikës së Jugut?



Presidenti Hashim Thaçi, të hënën kryesoi forumin për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Ai tha se me këtë komision, Kosova do të jetë i pari vend në rajon që merr një iniciativë të tillë.

Ndër të tjerash Thaçi është shprehur se forumi që ka iniciuar, nuk mund të cilësohet si zëvendësim i gjyqësisë dhe as dialogut, por vetëm do ta ndihmojë procesin e normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Por pothuajse 23 vjet më parë, ishte Afrika e Jugut që themeloi këtë komision, ide në të cilën është inspiruar Thaçi për t’i prirë përpara procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë pas luftës së vitit 1999.

Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit, ishte një lloj organi gjyqësor i themeluar në Afrikën e Jugut pas përfundimit të Aparteidit. Çdo kush që mendonte te kishte qenë viktimë e dhunës, mund të dilte e t’i dëgjohej zëri para komisionit.

Në anën tjetër, edhe ata që kishin ushtruar dhunë mund të jepnin dëshmitë e tyre dhe të kërkonin amnistinë nga ndjekja penale.

Seancat e këtij Komisioni në Afrikën e Jugut, zinin vend edhe në lajmet ndërkombëtare dhe secila prej seancave transmetohej në televizionin kombëtar.

Ky komision kishte shërbyer si komponentë kruciale në tranzicionin demokratik në Afrikën e Jugut dhe pavarësisht disa gabimeve, ka rezultuar shumë i suksesshëm, transmeton Klan Kosova.