Në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore me datë 16.07.2021 është mbajture mbledhja e parë e bordit, me që raste është përzgjedhur edhe kryesia e këtij institucionit.
Përkundër se kanë kaluar 12 ditë nga fillimi i punës së bordit, Isuf Koci vazhdon të qëndroj udhëheqës ekzekutive në Këshilli edhe pse pa mandat nga janari 2021. I njëjti është zgjedhur në këtë pozitë në janar të 2018, përzgjedhja e tije është kundërshtuar nga Këshilli i Pavarur për Shërbyes Civili A .nr. 257/2018 dhe Gjykatës në Prishtinë Cp.nr.1516/2018 .
Disa herë është raportuar edhe për nepotizëm në këtë institucion dhe shkelje ligjore të raportuara nga Zyra Kombëtare e Auditorit gjatë mandatit të udhëheqjes nga z.Koci Me mos shkarkim të z. Koci nga anëtaret e bordit, lenë hapësire për të besuar, se edhe këta anëtare të bordit, janë nën trusnin e Kryetarit të PDK-së (deputetit) Memli Krasniqit dhe nepotizmi do të vazhdoj në këtë institucion. /Botapress/