[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A po e paralajmëron Avdullah Hoti kryetarin e ri të LDK-së?



 

Botapress, 27 Shkurt- Në mbrëmjen e të premtes kryeministri në detyrë e nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka postuar në rrejtin e tij social në Facebook, një fotografi së bashku me Kujtim Shalën. Hoti e ka përcjellë këtë fotogorafi me fjalët; “Mirëmbrëmë të gjithë anëtarëve të LIDHJES!, shkruan Botapress.
Pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së Isa Mustafës, për shkak të rezultatit të dobtë të LDK-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe pas caktimit të datës së Kuvendit zgjedhor, në medie dhe në opinion janë përmendur disa emra si kandidat të mundshëm për të pasuar Isa Mustafën në krye të LDK-së.
Njëri nga kandidatët më seriozë dhe më të preferuar nga anëtarësia e LDK-së është Kujtim Shala.
Vetë Shala nuk e ka deklaruar garimin e tij por as nuk e ka mohuar.
Sidoqoftë, kjo fotografi e Avdullah Hotit në Facebook së bashku me Kujtim Shalën është më shumë se sa një përshëndetje e zakonshme e dy zyrtarëve të lartë të LDK-së, shkruan Botapress.