[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A po bëjnë serbët ushtrime ushtarake në Veri? (VIDEO)



Pohimet se disa serbë po bëjnë ushtrime në veri të Kosovës i mohoi Drejtori i Përgjithshëm i policisë Shpend Maxhuni, njofton Klan Kosova.

Ai tha të hënën kur raportoi para Komisionit për Punë të Brendshme, se klubi ajror që ka bërë stërvitje në veri të vendit, është organizatë jo qeveritare, e themeluar nga Momqillo Arrllov e Vuk Mitroviq, ndërsa njihet me emrin “Ujqit”.

Por, ani pse kanë leje për të vepruar në Kosovë, Maxhuni shtoi se jo gjithçka ishte në rregull me këtë organizim, pasi Arllov e Mitrovic, kanë të kaluar kriminale në Serbi.