A mund të blejë Kosova dronët Bajraktar – Tregon këshilltari i Erdoganit

Kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, në një intervistë ka folur në lidhje me dronët Bajraktar.

Ai tha se ka shumë kërkesa për këta dronë, si nga ana e Kosovës, ashtu edhe e shteteve të tjera.

LEXO EDHE KETE

Tensionet Greqi-Turqi dhe rreziku i një konflikti mes vendeve!

“Sa jam i informuar, mendoj qe ka pasur kërkesa edhe nga ana e Kosovës, edhe nga ana e Serbisë, edhe nga ana e Bosnjës dhe Maqedonisë. Të gjithë shtetet kanë kërkuar drona, mirëpo për shkak të kërkesave dhe porosive të hershme  gjatë kohë, është i pamundur dorëzimi momentalisht i Kosovës, Serbsië apo edhe shteteve të tjera, sepse janë në rend që presin të porosinin këta drona, por nuk mund të marrin porosi për shkak se janë shumë të angazhuar dhe nuk mund të arrijnë t’i prodhojnë të gjithë Bajraktarët momentalisht”,tha ai.

Mirëpo, ai u shpreh se si Kosova, ashtu edhe shtetet e tjera mund të llogarisin në blerjen e këtyre dronëve.

“Mund të llogarisë edhe Kosova, edhe të gjithë shtetet mund të llogarisin në blerjen e dronëve”, u shpreh tutje ai./Botapress.info/

ngjashme