Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar nëse ka qenë Kryeministri, Albin Kurti, gjatë luftës në UÇK.
Haradinaj ka thënë se nuk e ka parë Kurtin gjatë luftës megjithatë e admiron rolin e tij gjatë luftës, përcjell Periskopi.
“Unë nuk kam informata se ai ka qenë në UÇK. Se kam parë gjatë luftës. Kam pasë simpati në rolin e Albinit gjatë luftës. E kam pritur kur është kthyer pas burgut sic i kemi pritur të gjithë të burgosurit politik gjatë kohës së luftës”, tha ai.
“Njerëzit I kanë pikëpamjet e veta. Nëse ai është ndje UÇK atëherë ashtu le të jetë”, tha Haradinaj./Botapress/