Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius. Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s, njofton Instituti Meteorologjik i Kosoves, percjelle Botapress.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: