Botapress, 1 Korrik – Rroga mujore që merr kryeministri i Kosovës u përfol shumë pas publikimit të deklarimit vjetor të pasurisë nga Agjencia kundër Korrupsionit. Nga ajo që ka deklaruar Albin Kurti del se ai paguhet nga Qeveria e Kosovës 1305 euro e 49 centë në muaj, derisa aty figuron edhe një rrogë tjetër mujore – ajo si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Nëse përllogaritet edhe rroga e tij që merr nga partia që drejton, që është 1400 euro, i bie që ai në fund të muajit në xhirollogarinë e tij të ketë 2700 euro, shkruan Klankosova.tv.
Por, këtë e ka mohuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili edhe ka sqaruar se Albin Kurti nuk paguhet nga kjo parti prej që është bërë kryeministër.
Manxhuka ka sqaruar edhe atë, që nga deklarimi i pasurisë ishte e paqartë, që Kurti është paguar 1400 euro në muaj nga Vetëvendosja vetëm për muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti.
“Pashe disa reagime te analisteve e gazetareve se “Albin Kurti merr 2 mije e 700 euro page”. KJO ESHTE E PAVERTETE. Ne vet deklarimin e pasurise shihen ne kllapa muajt kur ai ka marre pagen si kryetar, pra deri ne momenti sa nuk ka qene kryeminister. Nga momenti kur eshte votuar ne krye te qeverise ai merr vetem pagen si KM dhe jo dyjat, asnjehere. Shihet qarte edhe ne vet deklarimin e pasurise” thuhet ne ragimin e zedhenesit te Vetevendosjes, percjelle Botapress.