[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A është ministri Valon Murati “kundër” vendimit të Qeverisë (Foto)  



Botapress, 8 shkurt  – Ministri i Diasporës Valon Murati duket se po vazhdon “rrebelimin” e tij ndaj Qeverisë Mustafa. Murati mbahet mend si një ndër ministrat e vetëm shqiptarë që ka kërkuar përgjegjësi ndaj ish ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe ka qenë ndërhyrja e kryeministrit Mustafa që ia ka marrë fjalën ministrit Murati duke u arsyetuar se këtu jemi në mbledhje të Qeverisë e jo në Parlament.

Murati ka pasur herë pas here edhe deklarime që kanë qenë në kundërshtim me qëndrimet e Qeverisë, si për demarkacionin, bisedimet në Bruksel e situatën në veri të vendit.

Por një “rrebelim” i tillë i ministrit Valon Murati u pa sot edhe në mbledhjen e Qeverisë në të cilën u votua për dy marrëveshje financiare, ku shihet se të gjithë ministrat e Qeverisë e kanë ngritur dorën në shenjë miratimi përveç ministrit Murati i cili as me ngritje dore e as me koncentrim në këtë rend dite nuk ka shpreh interesimin e tij për këtë mbledhje të Qeverisë, raporton Botapress.