Në ditën kur talibanët pushtuan Kabulin, duke bërë që nga atje të tërhiqen trupat amerikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre afganë, një serb që në biografinë e tij shkruan se është regjisor e skenarist ka bërë një postim përmes së cilit tenton të nis fushatë për largimin e trupave amerikanë nga Kosova.
Me një fotografi të postuar ku duket helikopteri që po evakuon afganët dhe një helikopter tjetër nga momenti i largimit të amerikanëve nga Vietnami kohë më parë, serbi i quajtur Boris Malagurski, shkruan “A është Kosova vendi i radhës”.
Ky postim ka nxitur shumë komente në Twitter dhe nuk është mirëpritur nga përdoruesit shqiptar të këtij rrjeti social.
Talibanët janë kudo, në pikat e kontrollit që dikur ishin barrikada zyrtare të policisë ose ushtrisë. Talibanët i kanë marrë të gjitha automjetet e policisë dhe ushtrisë dhe po i përdorin.
Njerëzit po përjetojnë frikë dhe panik.