Duke pasur këtë pozitë të lartë Rozeta Hajdari është e detyruar që të deklarojë pasurinë e saj. Agjencia kundër korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së ministres Hajdari. Më deklarimin e pasurisë së saj, Hajdari ka deklaruar një banesë në vlerë prej 50,000.00 eurove.
Banesa është e madhe 60 m2, ndërkaq është blerë nga kursimet dhe pagat e ministres dhe të familjarëve të saj.
Gjithashtu, si pasuri të paluajtshme, Hajdari ka deklaruar një veturë të tipit Ford Fiesta e cila ka vlerën e 3,000.00 dhe është blerë në vitin 2005./Botapress/
Ministrja e industrisë ka deklaruar se ka të kursyera 900.00 euro në një bankë në Prishtinë. Më tej, Hajdari ka deklaruar edhe të hyrat vjetore, shkruan Botapress.info