• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

A e kërcënoi Haki Abazi, Hisen Berishen, se do të përdoren revolet

nga Bota Press
13 Maj, 2022
në Aktuale, Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha pati një përplasje verbale me deputetin e VV-së, Haki Abazi në seancën e Kuvendit në lidhje me përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale. Berisha në një bisedë për Gazetën Express, tha se Abazi pas seancës i ka thënë që të sqarohen për përplasjen që kanë pasur ose ta zgjidhin atë me armë.

“Për këtë që deklarove duhet të ulemi e të sqarohemi, ose të shkojmë te revolet”, më tha Haki Abazi, deklaroi deputeti Hisen Berisha.

Ndërkaq ish-komandanti i Betejës së Koshares tha se Abazit i ka thënë që s’ka prekur armë me dorë që nga përfundimi i luftës por që është zanatli.

“E sa për ato që të thashë ulemi edhe rrafsh e ta dëshmoj me shumë fakte e dokumente çfarë ke bërë në Beograd. Qe 23 vjet s’kam përdorur armë, por për to jam zanatli”, tha Berisha.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha është përplasur me deputetin e VV-së, Haki Abazi teksa replikonte me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca për veteranët.

Berisha është konfrontuar verbalisht me Haki Abazin e VV-së të cilit ia ka përmendur një fotografi të tij që qarkullon nëpër internet, ku Abazi në cilësinë e përfaqësuesit të Fondacionit Rockfeller kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe në Beograd.

“Nuk e kam e lanë unë, keq është bërë 20 vjet, ku ke ti që s’e bëre, nuk kanë pasë kohë ata me shku në Beograd me bë harta me gjeneralë të Serbisë. Je kah flet me Hisen Berishën, kujdes”, i ka thënë Berisha deputetit të VV-së Abazi.

Fillimisht kryetari Konjufca i tha Berishës se s’është në rregull të flitet për atë se kush ka qenë në luftë nga partitë.

“Në LDK e shoh një që ka qenë, VV pi shoh 5 e në PDK po i shoh 2. Kjo është gjendja aktuale qysh po i shoh tash, nuk bën me hy andej sepse ka nga grupet parlamentare që ofendohen, prandaj është gabim të folët në mënyrë monopolizuese, nuk është në rregull me fol prej dimensioneve të komplekseve kush ka qenë e kush s’ka qenë sepse prej të gjitha grupeve parlamentare këtu kanë qenë”, tha Konjufca.

Pasi mori fjalën e tij për replikë Berisha tha se i njeh veteranët nëpër parti prandaj s’e ka pasur për dikë në veçanti kur deklaroi se kompleksi që s’kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së i bën që t’i diskriminojnë veteranët nga përfshirja në pagën minimale

“Unë nuk e bëra thirrjen për veteranët që janë në sallë, se unë i njoh të gjithë problemi është se vendimmarrja e tillë është diskriminuese dhe ju e dini se kategoria më e diskriminuar janë pikërisht veteranët sepse e dijmë mirë se me 170 euro s’mund të jetojmë dy ditë, sepse kartelat tona na tregojnë tjera shifra të tjera në bankomat”, tha ai.

Tags: Haki AbaziHisen Berisha

Të ngjashme

Kosovë

Kurti bisedon me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë qasje në zyrat e kryetarëve të zgjedhur

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Aktuale

Kurti befason me deklaratën e tij pas takimit me Sarrazin

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Lajme

Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë

nga Bota Press
27 Maj, 2023
Botë

Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij

nga Bota Press
27 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti bisedon me Peach: Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të ofrojë qasje në zyrat e kryetarëve të zgjedhur
  • Kurti befason me deklaratën e tij pas takimit me Sarrazin
  • Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë
  • Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij
  • Grenell “godet” Kurtin: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.