Botapress, 4 dhjetor- Agim Veliu ka shumë merita për themelimin dhe udhëheqjen me sukses të LDK-së në Llap. Por, i ka edhe do mëkate që duhet t’i përmenden në rastet e tilla.
Veliu përvec se i shkaktoi humbjen e parë LDK-së në Llap, pas tërheqjes së tij nga posti i kryetarit të komunës për t’u bërë ministër i Brendshëm për vetëm nja një muaj ditë, në Qeverinë Kurti 1, ai nuk u aktivizua si “faktor” për fitoren dhe rikthimin e LDK-së në Podujevë, kur ky rikthim ishte fare pranë dhe krejt i mundëshëm: Veliu e bojkotoi garën për kryetar të Podujevës dhe në balotazhin më 14 nëntor, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, megjithëse më 17 Tetor doli i dyti, e përmbysi rezultatin dhe doli fitues, ndër të tjerash edhe për shkak se “faktori” Agim Veliu nuk veproi apo edhe më keq, abstenoi dhe në mënyrë indirekte i mundësoi Shpëtim Bulliqit dhe Vetëvendosjes të vazhdojë edhe një mandat, kësaj radhe katërvjecar në udhëheqjen e komunës së Podujevës, shkruan Botapress.
Por, këto nuk janë mëkatet e vetme të Agim Veliut!
Vetë Shpejtim Bulliqi është promovuar dhe avansuar si kuadër i LDK-së nga Llapi nga Agim Veliu.
Bulliqi ka qenë drejtor i Arsimit në një mandat derisa Agim Veliu ishte kryetar i komunës së Podujevës.
Ndërkaq avansimin e Shpejtim Bulliqit nga drejtoria komunale në Kuvendin e Kosovës, në cilësinë e
e deputetit në Legjislaturën e vitit 2017 e ka mundësuar, “dora vetë” Agim Veliu.
http://kuvendi5.votaime.org/Public/Members/ViewMember/115,
Dega e LDK-së nga Podujeva, kryetar i së cilës ishte Agim Veliu e ka propozuar dhe e ka deleguar Shpejtim Bulliqin për kandidat për deputet dhe Bulliqi në Legjislaturën e vitit 2017, është zgjedhur deputet i LDK-së nga Dega e LDK-së në Podujevë në krye me Agim Veliun.
Pra, kjo i bie që Shpejtim Bulliqi është kuadër i Agim Veliut. I promovuar dhe i avansuar nga Agim Veliu.
Prandaj edhe “abstenimi” i ‘faktorit Agim Veliu” në garën për të parin e Podujevës më 14 nëntor është i vetëkuptueshëm: së paku për një arsye: Njohja, lildhja dhe miqësia e Agim Veliut me Shpejtim Bulliqin është më e gjatë në periudha kohore dhe duket edhe më e fortë, se sa me Ekrem Hysenin, kandidatin e LDK-së për komunën e Podujevës, shkruan Botapress.info.