Botapress, 18 Nentor – Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në debatin e sontëm televiziv në Presing T7 tha për herë të parë se e ka ftuar Qëndron Kastratin që të garojë dhe të bëhet pjesë e LDK-së. Por sipas Abdixhikut, Qëndron Kastrati e ka refuzuar ftesën për arsye ideologjike duke thënë se LDK është e djathtë ndërkaq ai ka ideologji të majtë, shkruan Botapress.
Abdixhik: E kam ftuar Qëndronin në LDK, por refuzoi për bindje ideologjike
Por në fakt Qëndron Kastrati si fëmijë me siguri se ka dëgjuar për LDK-në. Kjo për faktin se babai i tij, sot dëshmor i Lirisë së Kosovës. deri në eskalim të luftës ka qenë pjesë e LDK-së madje dhe kryetar i Degës së III-të të LDK-së.
Ja fakti:
Aktiv në LDK
Rrezimi i regjimit komunist dhe dalja ne skene e LDK-se si levizje gjithepopullore e gjejne Isa Kastratin si aktivist me plot energji, ishte dy mandate Kryetar i Deges se III-te LDK ne Prishtine. Me pastaj ishte edhe Kryetar nderpartiak per Deget e LDK per Prishtine dhe Gollak. Isa Kastrati iu perkushtua me tere qenien levizjes politike per Çlirimin Kombtar, ndihmoj fuqishem Levizjen Studentore qe i kishte dhuruar arome dhe energji te re. Ne vitin 1997 ishte ngushte i lidhur me shume veprimtare si: Hazir Borovci, Gani e Mustafe Sopi, Sali Mustafa, Ibrahim Mehmeti, Sejdi Matoshi, Sabit Krasniqi, Nezir Gashi, Shyhrete Kastrati e shume te tjere, qe te gjithe shoke te nje ideali te nje gjuhe” Çlirimin e Kosoves nga Okupatori i ndyte Serbo-sllav”.