Kur ju shihni një veturë të ambulancës në rrugë ju patjetër do të vini re se fjala “Ambulance” është shkruar mbrapsht, si ‘Ecnalubma’. Mirëpo a thua pse.
Sigurisht të gjithë e dinë efektin e pasqyrës, krahu juaj i djathtë bëhet i majtë, numri 2 bëhet 5, gjithashtu, edhe shkronjat përmbysen.
Prandaj, arsyeja kryesore dhe e vetmja për këtë është që kjo fjalë të jetë e lexueshme nga shoferët e tjerë. “Ecnalubma” është shkruar në pjesën e përparme të automjeteve në mënyrë që shoferët që janë para këtij automjeti, lehtësisht mund të lexojnë fjalën nga pasqyrat e veturës së tyre, e që lexohet qartë si “Ambulancë”.
Në këto raste emergjente asnjëherë nuk duhet të hutohemi, edhe pse dikush mund të thotë se e di kur është ambulanca pa e lexuar fjalën qoftë nga dritat apo sirena mirëpo, emri është i domosdoshëm pasi që edhe veturat e policisë kanë drita dhe sirena të ngjashme./Botapress/