[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do të takohen për herë të par në Beograd, presidentët Putin e Trump?



Botapress, 19 janar – Gazeta serbe “Kurir”, ka njoftuar sot se takimi historik i dy politikanëve më të fuqishëm në botë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, do të ndodhë së shpejti, por ajo që i ka habitur të gjithë është se ky takim do të zhvillohet në Beograd.

Duke paralajmëruar për këtë takim, për ‘gjoja’ në kryeqytetin e Serbisë, portali thotë se detajet do t’i shpalosin në versionin e shtypur të kësaj gazete të ditës së enjte.

“Kurir” jep edhe “arsyet” pse ky takim mbahet në Beograd.

Sipas kësaj gazete, Serbia ka marrëdhënie të mira jo vetëm me Rusinë por edhe me Perëndimin.

Kohë më parë u raportua në mediat e huaja se vend takimi midis Trump dhe Putin do të ishte Islanda por mesa duket mediat serbe tashmë kanë nxjerrë një hipotezë të re të vendtakimit të tyre, një hipotezë që pritet të verifikohet nga palët nëse është e vërtetë apo jo.