[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do të takohen Donald Trump e Vladimir Putin në Slloveni?



Vjen edhe propozimi i parë për takimin Trump- Putin. Sipas gjase kjo do të ngjajë në vendlindjen e bashkëshortes së Presidentit amerikan, Melania.

Sot për herë të parë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur për idenë e Presidentit slloven, Borut Pahor, cili ofroi kryeqendrën e vendit të tij, Lubjanën për një takim ndërmjet Vladimir Putin e Donald Trump.

Putin me këtë rast ka thënë se do të ishte “i lumtur” të mbante takimin e parë me Presidentin Trump në Slloveni, edhe pse ka shumë faktorë që ndikojnë vendimin për vendtakimin, raporton Blic.

“Lubjana dhe Sllovenia në përgjithësi është vend i i shkëlqyeshëm për bisedime të tilla. Por, nuk varet vetëm nga ne, varet nga disa rrethana të tjera”, ka deklaruar Putin në një konferencë për shtyp, pas takimit me Presidentin slloven Pahor sot pasdite në Moskë.

Dy presidentët, Trump dhe Putin, kanë folur në telefon më 28 janar, por akoma nuk kanë caktuar një takim.

Duhet kujtuar me këtë rast që Vladimir Putin qe takuar për herë të parë me një President të Amerikës për herë të parë dhe atë në Slloveni në vitin 2001.