Inspektorati i Policisë së Kosovës tha për T7 se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë
Lilana Stevanoviq gjykatëse në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kishte vendosur të merrte pjesë këtë takim.
Së bashku me të shkuan edhe disa komandantë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb.
E para u suspendua nga vendi i saj i punës, kurse për eprorët policorë ende jo.
Megjithatë, nga Inspektorati Policor kane thënë se ky rast është duke e shqyrtuar.
Në anën tjetër, nga Policia e Kosovës thonë se janë duke pritur një përgjigje nga Inspektorati.
E që duhet te merren masa ndaj tyre, po deklaron njohësi i sigurisë në vend Fatmir Qollaku.
Ai tregon nëse një veprim i tillë i këtyre policëve cenon sigurinë e vendit.
Lidhur me prezencën e komandanteve të Policisë së Kosovës në takimin me Vuçiq, pati reagime te shumta ne Kosovë.