• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

A do të ketë takim Kurti – Vuçiq këtë vit? 

nga Bota Press
2 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Ai dje ka përmendur edhe tensionet mes dy vendeve, duke shtuar se dialogu është rruga e stabilizimit të situatës.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit.

Së fundmi pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

Deklaratat e Lajçakut gjatë vizitës në Prishtinë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha më 25 nëntor se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, derisa theksoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë Bashkimin Evropian.

Ai tha se gjatë vizitës në Kosovë ka diskutuar për një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që BE-ja shpreson se do të mbahet para fundit të vitit.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Lajçak tha se nuk është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit, por edhe rezultati mund të ketë ai.

“Nuk është në pyetje takimi, sepse liderët janë takuar dy herë, por siç e dini nuk ka pasur rezultate pozitive. Kësaj here, ambiciet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar se cili do të jetë rezultati”, tha Lajçak.

Ai shtoi se palët kanë shprehur vullnet të mirë për procesin e dialogut dhe “ne vetëm duhet të sigurohemi që takimi do të prodhojë rezultate”./Botapress.info/

Tags: KurtiVuciq

Të ngjashme

Aktuale

Sarrazin: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

Emisari gjerman, Sarrazin: Dy gabimet e mëdha të BE-së, njëri mosliberalizimi i vizave për Kosovën

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

Kush janë dy këshilltarët e huaj që po e shoqërojnë Kurtin në Amerikë

nga Bota Press
19 Maj, 2022
Aktuale

Kurti: Nuk e mbron vetëm NATO-ja Kosovën, e mbron edhe Kosova NATO-n

nga Bota Press
19 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Ky është parashikimi i motit për sot
  • Sarrazin: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO
  • Emisari gjerman, Sarrazin: Dy gabimet e mëdha të BE-së, njëri mosliberalizimi i vizave për Kosovën
  • Selmanaj: Demaçi e Kurti në zyrë midis Prishtine dhe s’u ndodhi gjë, Bajram Kelmendi dhe Fehmi Agani u vranë
  • Me kë u pa Blero sonte duke darkuar?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.