Genadi Gatilov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB në Gjenevë, i tha gazetës Financial Times se Moska dhe Kievi kishin qenë “shumë afër” me një marrëveshje për ndalimin e konfliktit gjatë negociatave të organizuara nga Turqia në prill. Por ai akuzoi SHBA-në dhe mbështetësit e tjerë perëndimorë të Kievit se i kanë bërë presion Ukrainës që të largohet nga diskutimet për një armëpushim të mundshëm.
“Tani nuk shoh asnjë mundësi për kontakte diplomatike”, tha Gatilov. Dhe sa më shumë të vazhdojë konflikti, aq më e vështirë do të jetë të kemi një zgjidhje diplomatike.
Ai shtoi se ishte e pamundur të parashikohej se sa mund të zgjaste lufta duke pasur parasysh dështimin për të rifilluar bisedimet e paqes dhe vazhdimin e mbështetjes ushtarake perëndimore për Kievin.
“Ata (Kiev dhe mbështetësit e tij perëndimorë) do të luftojnë deri në ukrainasin e fundit,” tha Gatilov.