Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se procesi mësimor në shkolla fillore e të mesme do të vazhdojë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.
Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë për media, ku mes tjerash tha se mësimi nuk do të mbahet me orar të plotë.
“Ka pasur kërkesa që të kalohet në mësim me orar të plotë…. Por do të vazhdohet sipas skenarëve A,B,C sipas rekomandimeve të IKShPK”, tha ajo.
Nagavci bëri të ditur se Këshilli kombëtar i shkencës do të hartojë edhe programin kombëtar të shkencës. Në fund, ajo konfirmoi se provimi i maturës që do të mbahet më 26 qershor.Botapress/