[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A do të jetë Vjosa Osmani pjesë e Alternativës?



Deputeti i pavarur Ilir Deda dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, kanë treguar për konceptin e subjektit të ri politik, Alternativës, dhe personalitetet tjera që do të jenë pjesë e saj.

Njëra ndër emrat e përmendur për mundësinë e bashkëngjitjes në Alternativë është edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kusari – Lila në emisonin ‘Rubikon’ të KTV’së ka thënë se pjesë e Alternativës do të jenë njerëz që kanë mendësi të njëjtë, duke e cilësuar Osmanin si deputete e cila i përshtatet konceptit të subjektit të ri politik.

Ndërsa Deda ka thënë se me deputeten e LDK’së kanë pasur gjithmonë qëndrime të njëjta dhe janë pajtuar, edhe pse ju takonin grupeve të kundërta parlamentare.

Ai ka shtuar se nëse Osmani nuk është sot me ta, nuk do të thotë se ajo nuk do të jetë as në të ardhmen.