Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se kontakti i vetëm që e ka pasur me Vlora Çitakun, ka qenë gjatë kohës së zgjedhjeve nacionale.
Ai tha se nga Çitaku ende nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për të kandiduar për kryetare të PDK-së. “Kontakti i vetëm me Vlora Çitakun ka qenë për listën zgjedhore. Mua nuk më ka refuzuar, por me personat që ka folur u ka thënë se nuk është e gatshme.
Nuk e di. Vlora Çitaku ka qenë pjesë e PDK-së, ka pasur një sukses për PDK, por nuk e kemi parë një gatishmëri të saj për të kandiduar”, ka thënë ai. /Botapress/