Bashkëshorti i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Prindon Sadriu është ushtrues i detyrës së ambasadorit në Maqedoninë e Veriut pas shkarkim të Gjergj Dedajt.
Shefi i stafit të Presidentes, Blerim Vela i ftuar në “Direkt”, në ATV ku ka sqaruar nëse zotëria i parë i shtetit do të marr detyrën e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.
“Z. Sadriu është diplomat i karrierës, dmth. Ai ka qenë aty para se Presidentja të zgjidhej në kuvend. Ai është aty për shkak të karrierës së tij në shërbimin diplomatik, që kur është themeluar MPJ. Nuk ka të bëjë me Presidenten, pse ajo është për momentin”, ka thënë shefi i stafit të presidents.
“Ambasadori tashmë është zgjedhur, z. Sadriu nuk do të jetë ambasador, por do të jetë një ambassador politikë, që është një profesionist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Vela në Direkt.
Ai ka shtuar se nuk mund ta zbuloj emrin e ambasadorit të ri në Shkup pa u kryer procedurat me shtetin e Maqedonisë së Veriut.