• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

A do ta shkarkojë Kurti Rakiqin?

nga Bota Press
14 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 14 tetor- As deklaratat e djeshme të Rakiqit nuk ia rrezikojnë atij vendin në kabinetin qeveritar të Kosovës. Zyra e Kryeministrit ka një përgjigje rreth situatës me të.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, e krahasoi aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zonë të Kosovë, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më.

Gjithsesi, këto deklarata nuk ia rrezikuan vendin në Qeverinë e Kosovës, Rakiqit.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se udhëheqësit e Serbisë, duke mos arritur t’i kthejnë serbët kundër qeverisë së Kosovës, po tentojnë që të nxisin konflikte përbrenda qeverisë. Kësisoj, Kurti, sipas një përgjigje të zyrës së tij, nuk do ta shkarkojë vartësin serb dhe thonë se “z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”

“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Në njërën anë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbisë dhe karakterin e vërtetë të udhëheqësve të saj. Ata nuk po arrijnë të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër Qeverisë sonë. Prandaj po përpiqen që të nxisin konflikte të brendshme qeveritare dhe kështu të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë. z.Rakiq nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, thuhet në përgjigjen e zëdhësit e Qeverisë, Perparim Kryeziu, dhënë Gazetës Express.

Kur u vendosën bllokadat në veri për shkak të vënies së reciprocitetit me targa nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti thoshte se Rakiq nuk ka rol destabilizues, përkundrazi.

Ndërsa dje, pas aksionit të Policisë edhe në Veri, u raportua se nisja e vendosjes së barrikadave në atë zonë po bëhej prej një kompanie, kur Rakiq ishte pronar.

Ministri kosovar tha se ka mbetur vec ajri që s’po iu merret serbëve të Kosovës dhe e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë” situatën, ku Policia e Kosovës kreu bastisje kundër kontrabandës në disa zona të vendit.

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.

Kjo deklaratë shtyri ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të reagojë.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit”, ka shkruar ambasadori gjerman, percjell Botapress.info

Tags: Albin Kurtigoran rakiqShkarkim

Të ngjashme

Aktuale

Çka pas votimit të vizave në LIBE?

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Ohri përplas Kurtin me krerët e opozitës – në Kuvend pati edhe sharje e poezi

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

Kurtit i telefonon Këshilltari Special i Blinken: Më uroi për marrëveshjen

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Aktuale

PSD në aksion, mbi veturën zyrtare të Konjufcës shkruajnë “Edhe asi edhe ksi”

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”
  • Kastrati: E kam një gaz lotsjellës me veti, kam me gju në fund
  • Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën
  • ZRrE-ja tregon zyrtarisht se rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike
  • “Janë 140 Asociacione, zojat shahiste”- Çka tha Basha që e bëri Kurtin ta tallte në Kuvend

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.