Së fundmi është kritikuar edhe një herë numri i madh i festave zyrtare që po shfrytëzohen në Kosovë.Çështja e ditëve kur në vendin tonë pushohet është riaktualizuar këtë javë kur për shkak të 1 Majit dhe Pashkëve Ortodokse zyrtarët e institucioneve publike pushuan katër ditë.
Por, se a do të iniciohet ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare nga Vetëvendosja e cila tash është në pushtet por ka kritikuar vazhdimisht këtë ligj duke kërkuar ndryshimin e tij?
Ushtruesja e detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari –Lila, ka thënë se për momentin nuk mund të japë ende një përgjigje të saktë.