Detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

 

Detaje të reja kanë filluar të dalin në lidhje me një marrëveshje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, për të cilën ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Sipas portalit amerikan Axios, në draft-marrëveshje përfshihet një zgjatje e armëpushimit 60-ditor si dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare në botë.

Megjithatë, mediat iraniane raportojnë se ende mbeten “një ose dy” pika të pazgjidhura në negociata, duke lënë të hapur finalizimin e marrëveshjes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se është arritur “përparim i rëndësishëm”, por ende jo përfundimtar, duke shtuar se një njoftim i mundshëm mund të vijë më vonë nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërkohë, Trump ka thënë më herët se një marrëveshje me Iranin është “negociuar kryesisht” dhe se Ngushtica e Hormuzit do të jetë pjesë e saj, pa dhënë më shumë detaje.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim raporton se sipas draftit, ngushtica nuk do të kthehet në gjendjen e para luftës, por trafiku detar pritet të rikthehet në nivele të mëparshme.

Të tjera

Aktuale

Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje

  Një rol i konceptuar si

Aktuale

LDK-ja kthehet si dikur e fuqishmë në Zvicër

    Kandidati për kryeministër i