Vrasja e Bekim Varit/ Në gjykatë sillet Leutrim Fejza, i dyshuari për krimin që tronditi Ferizajn

Brenda pak minutash pritet të nis seanca për vrasjen e Bekim Varit, të riut nga Ferizaj.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë katër dëshmitarë, ndërsa në sallën e gjyqit është sjellë edhe i akuzuari kryesor, Leutrim Fejza.

Bekim Vari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 29 janar, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet më 5 shkurt në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.

Rasti mori vëmendje të madhe edhe pas publikimit të pamjeve ekskluzive nga Indeksonline nga momentet e fundit të viktimës, të regjistruara në një vilë në fshatin Manastirc, ku Bekimi shihej së bashku me Leutrim Fejza, i cili konsiderohet i dyshuari kryesor për vrasjen.

Sipas informacioneve zyrtare, Leutrim Fejza, 27-vjeçar nga fshati Pleshinë e Ulët, ndodhet në paraburgim nën dyshimet për vrasje të rëndë dhe privim mizor nga jeta të Bekim Varit, për motive që ende nuk janë bërë të ditura nga organet hetuese.

Në seancën e sotme pritet të paraqiten prova dhe dëshmi të reja lidhur me rastin, derisa procesi po ndiqet me interes të madh nga qytetarët dhe mediat.

Të tjera