Është rritur me traditat e Dukagjinit. Dhe për këtë arsye, Ajshe Ademaj nga fshati Lubovë qysh e vogël ka pëlqyer çdo detaj të veshjeve tradicionale.
Ani pse 84-vjeçare, asgjë nuk mund ta bind që të mos i përdorë këto veshje.Edhe kur udhëton jashtë vendit, ajo gjithmonë ka veshjen e njëjtë, gjë e cila habitë shumë persona.
Ndryshe, ajo qep edhe vetë veshjet tradicionale.