Është larguar nga shtëpia pa lënë adresë, familjarët e 79-vjeçarit në Rrogozhinë kërkojnë ndihmën e qytetarëve.
Policia bën me dije se ka humbur shtetasi Nexhip Mingaj, 79-vjeç, i cili është larguar nga banesa pa adresë dhe ka humbur kontaktet me familjen.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 dhe familjarët janë shprehur se ky shtetas është në gjendje jo të mirë shëndetsore (skleroze).
Ky shtetas ka këto karakteristika: I gjatë 170 cm,trup mesatar, mban kapele të zezë në kokë dhe ditën që eshtë larguar ka pas veshur pallto të zezë.
Kërkohet ndihma e qytetarëve në rast se kontaktohet të njoftohet komisariati i policisë më i afërti ose në numër kontakti 0692326886.
Njoftimi i Policisë
Rrogozhinë- Njoftojmë se më datë 19.04.2017 rreth orës 15:00 është larguar nga banesa shtetasi: -Nexhip Mingaj, 79 vjeç, banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës.
Ky shtetas është larguar nga banesa pa lënë adresë dhe ka humbur kontaktet me familjarët . Familjarët janë shprehur se ky shtetas është në gjendje jo të mirë shëndetsore (skleroze).
Ky shtetas ka këto karakteristika: I gjatë 170 cm,trup mesatar, mban kapele të zezë në kokë dhe ditën që eshtë larguar ka pas veshur pallto të zezë. Kërkohet ndihma e qytetarëve në rast se kontaktohet të njoftohet komisariati i policisë më i afërti ose në numër kontakti 0692326886.