• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

78 të burgosur dërgojnë kërkesa për falje të dënimit, Presidenca nuk e pranon asnjë

nga Bota Press
26 Nëntor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka treguar se nga fillimi i vitit 2021, 78 të burgosur kanë dërguar kërkesë për falje të dënimit në burg. Nga Presidenca nuk është aprovuar asnjë deri tani, transmeton Gazeta Botapress.

Mbi një mijë persona në Kosovë janë të dënuar me vendime të gjykatave.Ata janë të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga më të lehtat e deri te më të rëndat.

78 të burgosur kanë kërkuar nga Presidentja që t’iu falet pjesë e mbetur e kohës së dënimit.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Lidhur me 78 kërkesat për falje, ju njoftojmë se ato janë bërë për lloje të ndryshme të veprave penale. Çdo kërkesë për falje e ardhur nga të burgosurit, ne i procedojmë te Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues.

Mirëpo deri më tani Presidentja nuk ka nxjerrë asnjë dekret për faljen e ndonjë të dënuari, përcjell Telegrafi.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se ka persona të dënuar që meritojnë faljen.

“Sipas raporteve tona, ka persona që janë në vuajtje të dënimit e që meritojnë faljen nga Presidentja”, deklaroi Valentina Demolli nga KMDLNj.

Ndërsa njohësit e çështjeve të drejtësisë thonë se Presidentja duhet ta shfrytëzojë të drejtën e faljes por jo edhe ta keqpërdorë atë.

“Presidentja në këtë aspekt është treguar shumë e ngurtë pasi as vitin e kaluar nuk ka pasur të falur”, deklaroi Anton Nrecaj nga instituti Clard.

Ndryshe Ligji për Faljen thotë se vetëm personi i dënuar nga Gjykatat me vendim përfundimtar gëzon të drejtën për të kërkuar falje nga Presidentja.

Tags: Vjosa Osmani

Të ngjashme

Aktuale

The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.