[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

700 të burgosur i kërkojnë Thaçit faljen (Video)



Rreth 700 të dënuar, po kërkojnë tu falet dënimi. Kaq është numri i të burgosurve, që faljen po e kërkojnë nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Kërkesat e tyre, paraprakisht i ka vlerësuar një komision i Shërbimit Korrektues, ndërsa edhe vetë shefi i shtetit duhet të angazhojë një komision për t’i vlerësuar ato.

Klan Kosova, ka pyetur zyrën e presidentit se si do t’i trajtojë këto kërkesa, por nuk ka marrë një përgjigje.

Ndërkohë në Shërbimin Korrektues faljen nga presidenti po e shohin shumë të nevojshme.

Sipas Sokol Zogaj Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është një numër goxha i madh i të burgosurve që e meritojnë të falen.

Në fakt në dy vitet e fundit ish presidentja e vendit Atifete Jahjaga, nuk kishte falur asnjë të burgosur.

Ndërkohë numri i të falurve,  nga Jahjaga në vitet e mëhershme, është tejet simbolik.

E kundër kësaj praktike, është dikush që merret me monitorimin e burgjeve të Kosovës.