700 mijë dollarë për një foto me Trump? Gazeta austriake i nxori skandalin, reagon sërish Ilir Meta dhe tregon çfarë ka ndodhur

Presidenti Ilir Meta është pyetur për shkrimin e gazetës austriake që bëri bujë këto dy ditët e fundit. Gazeta shkruante se presidenti Meta ka paguar 700 mijë dollarë për një foto me Donald Trump, transmeton Botapress.info

Lidhur me këtë Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq gazetën austriake “Krone Zeitung”.

“Ç’koment të kem për këto mjerime të rilindjes lokale dhe ndërkombëtare (fërshëllen dikush) ja fjalë e vërtete, E kam parë atë shkrim pa emër për presidentin e një vendi, që nuk është gjë tjetër por një ripërtypje në publik e disa shpifjeve në publik dhe të bëra nga revista Father Jonson. Përsa i takon LSI-së keni një deklaratë nga ish-zëdhënësi Sulçe, ku në 2017-ën kam qenë kryetar Kuvendi.

Ai nuk i botoi ato pyetje. Për sa më takon mua, ja ku i keni që në 3 maj 2013, një gazetar i Fax News, Bledian Koka më ka pyetur për këtë çështje dhe përgjigja është e qartë; një mashtrim totalisht. pasi kam marrë pjesë si kryetar i Kuvendit, bashkë me Vasilin, me ftesë dhe gjithçka është e verifikueshme dhe për shkak të kamerave, dhe s’kemi asnjë lidhje me atë mashtrim. Ata thonë; ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 7 mijë dollarë, për të bërë foto me Trump.

Por nëse ju duket Vasili si Tramp? Ai është pak mbështetjes i Trump. Është e verifikueshme.”, tha ai./Botapress.info/

ngjashme