Sipas ASK-së, 70% e ekonomive familjare nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushim vjetor.Oferta të tilla për të shkuar në pushime janë pothuajse të zakonshme në periudhën e verës.
Tashmë kur jemi në muajt më të nxehtë të verës, shumë institucione mikrofinanciare që operojnë në Kosovë, përmes fletushkave që po i shpërndajnë te qytetarët, kanë filluar t’i joshin ata që të marrin kredi për pushime verore.
Madje, disa prej tyre po ofrojnë edhe “ kredi të shpejta” me normë të interesit prej më të ndryshmeve.Por, marrja e kredive të tilla nuk po rekomandohet nga njohësit e sistemit bankar.
Statistika për numrin e qytetarëve që kanë marrë kredi për të shkuar në deti, nuk posedojnë as Shoqata e Bankave të Kosovës as nga Banka Qendrore.
Megjithatë nga BQK, i kanë treguar televizionit se nga janari 2022 deri në muajin korrik, janë mbi 1300 persona që kanë marrë kredi konsumuese.
E kjo, sipas ekspertëve financiar po shihet problematike, veçmas kur bëhet fjalë për normat e interesit.
Më këtë konstatim po pajtohen edhe qytetarët.Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, 70 për qind të ekonomive familjare nuk janë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavor.