• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë vendit

nga Botapress.info
27 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë̈ institucioneve shëndetësore publike.

Aty u tha se shuma prej 6 milionë eurove po i mbulon vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore kosovare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, derisa lexoi raportin, adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit dhe tha se trajtimi i pacientëve s’po bëhen i barabartë.

“Përkundër punës së bërë nga fondi, shuma prej 6 milionë euro e destinuar për këtë qëllim nuk ka arritur t’i kaloj më shumë se 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore. Po ashtu obligimet e bartura vit pas viti ndikojnë në krijimin e listës së gjatë të pritjes së pacientëve…2:40 në listat që dorëzohen tek Bordi Ekzekutiv për shqyrtimin e lëndëve, aplikimi i pacientëve nuk ka datë, por vetëm në bazë të numrit të protokollit.

Si pasojë e kësaj, gjatë trajtimit të lëndëve nga bordi ekzekutiv dhe në aprovim mund të përfitojnë pacientë jo sipas renditjes, sëmundjes apo nevojës për financim. Në pyetjen që i është bërë pacientëve se a ka qenë i mundur intervenim në kohë kur keni marrë mjetet, përgjigja prej 41 përqind ka qenë jo, ndërsa 52 përqind ka qenë po, kurse 7 përqind nuk janë përgjigjur. Ky është një faktor që një numër i konsiderueshëm i këtyre pacientëve nuk është që kanë bërë zgjedhje për shkak të vonesave në trajtimin e rastit. Lidhur me raportimin, kemi vërejtur se Bordi Ekzekutiv nuk harton raporte të punës, si dhe nuk raporton tek ministri i Shëndetësisë për punën e kryer në baza tre mujore”, tha ai.

Por këto kritika, i mohoi drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i cili tha se trajtimi bëhet sipas radhës, por rastet urgjente e kanë obligim që brenda 72 ore të dërgohet jashtë vendit.

“Rastet urgjente ne jemi të obliguar që brenda 72 ore të ndërmerren veprimet. Momentin kur aplikon një familjarë i një pacienti unë obligohem që të nënshkruaj, por pa e specifikuar shumën, sepse nuk e përcaktojë atë unë. Pastaj jepet një fletë udhëzim në përputhje me udhëzimin administrativ…në momentin kur kryhet shërbimi ne kërkojmë nga spitali të dërgojë raportin dhe bashkërisht dërgohet për të aprovuar shumën përkatëse”, tha ai.

Kritika Plakiqit për mungesë të një liste të çmimeve për shërbimet që kryhen jashtë vendit adresoi kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.

“Ju thatë që për trajtimin e sëmundjeve jashtë institucioneve publike bëni një tenderë dhe zgjidhni çmimin më të ulët. Atëherë pse s’ka një listë të çmimeve dhe pse ka hapësirë se dikush nga kjo zyrë apo ndonjë fushë tjerë të kryej faturat”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se planifikojmë të hartojnë një strategji tri vjeçare për të investuar në brenda institucioneve shëndetësore që shumica e intervenimeve të bëhen në Kosovë.

“Do të bëhet një strategji mbase tri vjeçare, mos të pretendojmë se për 1 vit të trajnojmë të gjitha këto. Por besoj se do të jetë një plan konkret që do t’na mundësonte të kemi një reformim të drejtë dhe arsyeshëm të investimeve kapitale brenda institucioneve shëndetësore dhe besojmë se shumica e këtyre intervenimeve do të zvogëloheshin në masë të madhe. Mendoj që është e nevojshme që brenda këtij udhëzimi administrativ të përfshihet lista me këto patologji, sipas klasifikimit ndërkombëtar me çmime referente”, tha ai.

I ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar./Botapress/

Tags: e qytetarevnevojat

Të ngjashme

Lajme

Blerim Latifi: Në Banjskë mbetën edhe dy viktima të vdekura politike, Borrell dhe Lajçak

nga Bota Press
28 Shtator, 2023
Kosovë

Flet shoku i 19 vjeçarit nga Podujeva, që ishte bashkë me të në momentin kritik

nga Bota Press
28 Shtator, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Kuku, lufta!

nga Bota Press
28 Shtator, 2023
Ekskluzive

E pabesueshme: “Priten sulme të reja në veri, Vjosa Osmani duket e informuar për rreziqet”

nga Bota Press
28 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Blerim Latifi: Në Banjskë mbetën edhe dy viktima të vdekura politike, Borrell dhe Lajçak
  • Rama tha se KFOR duhet ta marrë nën kontroll Veriun, vjen përgjigja e Kurtit
  • Flet shoku i 19 vjeçarit nga Podujeva, që ishte bashkë me të në momentin kritik
  • Kimete Berisha: Kuku, lufta!
  • E pabesueshme: “Priten sulme të reja në veri, Vjosa Osmani duket e informuar për rreziqet”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.