Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 77.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 mijë e 625, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 mijë e 919 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milionë e 226 mijë doza të vaksinës. Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.