A keni menduar ndonjëherë sa është i vështirë provimi teorik i autoshkollës? Nuk është aq shumë i vështirë, sidomos kur përshkushtohesh.
Mirëpo kjo sfidë duket të jetë shumë e vështirë për 50 vjeçarin nga Polonia, që ka aplikuar për provim teorik për të 193-tën herë.
A mund ta besoni këtë? Disa njerëz, pavarësisht nga sfida që kanë përballë, mund ta kenë dobësi mësimin, mirëpo ky na tregoi se nuk dorëzohet assesi.
E çuditshme, por e vërtetë, të gjithë tashmë në qendrën lokale e njohin burrin nga Polonia, që ishte 33 vjec kur ai filloi me tentimet e tija për tu pajisur me patentë shofer.