[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

5-vjeçarja bie nga kati i 12-të në Vlorë, ja si e përjeton nëna lajmin e rëndë (Video/Foto)



Qyteti i Vlorës është tronditur mëngjesin e sotëm pasi një vajzë vetëm 5 vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dymbëdhjetë i pallatit ku jetonte.

Mësohet se vajza në momentet tragjike ka qenë e vetme në shtëpi pasi e ëma kishte dalë për pazar. Ajo po luante në ballkon kur papritur humbi ekuilibrin dhe ra.

Mësohet se e ëma pasi mësimit të lajmit të rëndë për jetën e vajzës së saj ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe emocionale.albeu

Pas 30 minutash ajo është kthyer në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 09:45, në lagjen “29 Nëntori”, një fëmijë i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

Fëmija është i seksit femër, rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V.J.

Dyshohet se ka rënë nga kati i 12-të i një pallati pranë vendit të quajtur “Ish firma Gjallica” (përballë shkollës së mesme “Ali Demi”).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

http://www.dailymotion.com/video/x5b4xjp_68967897907_news