Një person nuk po pranon assesi ta kalojë i vetëm Ditën e Shën Valentinit. Një burrë, statusi shoqëror i të cilit është beqar, ka thënë se do paguajë deri në 25 mijë dollarë (afro 23 mijë euro) për ata që do ia gjejnë një të dashur për Ditën e Shën Valentinit, shkruan Daily Mail.
Jeff Gebhart, 47-vjeçar, nga Kansasi i SHBA-ve, tha se bisedat online për të janë toksike dhe se ai dëshiron që të dalë në takim vetëm fizikisht.
Ai ka hapur platformën ‘DateJeffG.com’, nga e cila tek njerëzit që aplikojnë në të është në gjendje të paguajë bashkëlojtarët që ndihmojnë t’ia gjejnë fatin e jetës atij.