[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

44 gra deputete, vetëm 11 me kuotë gjinore



 

Kandidatet e Lëvizjes Vetëvendosje fituan ulëset e deputetes pa ndihmën e kuotës gjinore. Janë plot 24 ulëse të siguruara nga to, apo 40% në mesin e 58 deputetëve sa ka gjithsej ky subjekt.

Në PDK nga gjashtë gratë dy prej tyre fituan falë kuotës, derisa në LDK ligji i gëzoi tri gra nga pesë sa do të jenë deputete.

Kurse në mesin e tri grave të AAK’së dy prej tyre do të kenë ulëse në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e tetë, do t’i ketë 44 gra deputete, 11 prej të cilave fituan falë kuotës gjinore./Klankosova