Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka përshkruar si moment të jashtëzakonshëm, pritjen e diasporës shqiptare në Cyrih.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që morën pjesë për t’i pritur atë dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, transmeton Klankosova.tv.
“Disa gjëra përjetohen. Nuk shpjegohen. Ato mbesin kujtime që të përcjellin gjithë jetën. Ky entuziazëm i sotëm në Cyrih, kjo energji, kjo dashuri e kjo shpresë e jashtëzakonshme e bashkatdhetarëve tanë, ishte pikërisht një prej atyre momenteve”.
“Ju faleminderit që jeni! LDK një herë, LDK gjithherë!”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
Pritja madhështore nga diaspora në Zvicër, Abdixhiku: Ju faleminderit që jeni – LDK gjithherë!
Kandidati për kryeministër nga
Lajme
Tubimi i madh i LDK-së me bashkatdhetarët në Zvicër, Osmani: Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton
Kandidatja për presidente
Aktuale
Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje
Një rol i konceptuar si