[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

400 mijë eurot e sekuestruara, Bekë Berisha zyrtarit që u arrestua dje “ma ke një gjak borxh”



 

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka shkruar përmes Facebook-ut për Agim Nuhën zyrtarin e Ministrisë së Bujqësisë që është arrestuar dje në aksionin e policisë që u bë në disa komuna të Kosovës, raporton Botapress.

“Agim Nuha zemra e shqiptarisë. Kuzhinat serbe po thojn qe ti i ke vjedh 400,000$. Ballin lartë e kurrizin drejt oj shqiponja e VV rrnoftë bashkimi Kombetar ????????”, ka shkruar dje Bekë Berisha në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Përveç këtij shkrimi, Berisha ka zgjedhur që të ironizojë pas raportimeve se Nuha është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në komente ish-deputeti ka shkruar se hajnia në emër të bashkimit kombëtar falet, është hajni e “burrave” dhe me rend.

Tutje, ai ka thënë se Nuha i ka një gjak borxh, duke përmendur këtu edhe zyrtarin e LVV-së, Xhelal Sveçlën./Botapress/